Ese

Ese N'gjuhe te huej kur s'asht nevoja, flet e t'veten len mbas dore

Po filloj të shkruaj këtë ese me shpresë se do të mund të përbledh të kqijat e të folurit gjuhën e huaj, nuk tha kot Gjergj Fishta këto fjalë.
 At Gjergj Fishta ne poezin e tij " Gjuha Shqipe" i denon tradhtaret dhe ata qe flasin gjuhen e huaj. Kjo poezi u shkrua ne kohen kur ne Shqiperi ishin ushtuesit italian, e shume shqiptar po bashkoheshin me ta e nuk flisnin me shqip. Per mendimin tim edhe keto fjalet qe po perdorim ne ditet e sotme "ok", "men", etj. nuk duhet te perdoren. Ne mjaft te mira i kemi fjalet tona. Edhe une i perdori fjalet e huaja por e kam gabim. Per kete arsye do te duhet te vetdijsohemi e te mos i perdorim barbarizma. Pra me pak fjale e permbledha kete ese. shpresoj tju ket pelqyer.


----------------------------------------------------------------------------------------------------


Ese si i kalova pushimet verore anglisht

Ju lutem emrat qe gjenden ne ese ndryshojni me emrat tjere qe i njihni.
During my last school holidays, I spent a few days at my cousin’s house at Morib, a well-known sea resort. I shall never forget that visit. On the day I arrived at Morib, my cousin told me that he would do to make my stay there a very interesting one. He said that he would make a raft to use it in the sea. Then he would buy fishing net to catch some fish in the shallow water near the coast. When I heard all this, I was
very delighted because it was one of the reasons that I had decided to visit my cousin. We then walked up to the beach which is near his house. While we were there, sometime in the evening, the sea looked extremely beautiful. I saw the islands and hills in the distance, the birds in the air, and a few boys and girls playing on the beach. I also saw some fishermen coming out of the water with their catch. All this was indeed very interesting to look at. On the next day, my cousin and I collected some tree trunks from the forest nearby. As my cousin’s house is close to the sea, we decided to make the raft on the beach itself. It took us almost the whole morning to make the raft. We then had our lunch and went to Banting, the nearest town, to buy fishing net. After that we returned to my cousin’s house. In the evening we put the raft on the sea. The water was still high, but the raft floated quite well. My cousin and I sat on it and began to row it by using the oars that we had made ourselves. We felt very happy indeed and continued to row it. We remained on it for a long time, but as it was already getting dark we did not go far. We returned to the shore and tied the raft to a tree.

----------------------------------------------------------------------------------------------------


Ese per vjeshten


Vjeshta, një stinë ku ngjyra e gjelbër merr fund. Kjo stinë stinë e bukur, e cila natyrës i jep ngjyrën e bukur prej ari. Stina e vjeshtës na sjell një mot jo shumë të preferushëm për fëmijët, të cilët nuk janë adhurues të shiut dhe fillimit të të ftohtit pa borë. Por, vjeshta është një stinë shumë e rëndësishme për të gjithë, e sidomos për bujkun. Gjatë kësaj stine, shumë fruta pemësh bëhen gati për vjelje, e prej kryesorëve është rrushi. Gjithashtu bujku lëron arën duke e bërë gati për mbjelljen e misrit. Pra, vjeshta është një stinë e begatshme e cila na begaton gjatë kësaj kohe me rrush, dardha, molla e shumë pemë e perime të tjera të cilat piqen në këtë stinë. Gjithashtu, vjeshta është një stinë e cila fillon më 23 shtator dhe mbaron më 21 dhjetor

----------------------------------------------------------------------------------------------------

Ese per 28 Nentorin 

Trokita pranë portave të çdo shtëpie, kalova çdo pellg të mbushur me lot, e tani jam lodhur. U struka nën çatinë e një shtëpije të bukur dhe aty në mes të qytetit më kishte kapluar një gjumë I thellë. Lundroja me ëndërrat e mia, shihja shumë njerës të përgjakur, të tjerët që vuanin, e shumë të tjerë që rënkonin me dhimbje të shpirtit. Hapa sytë dhe më kishte kapluar një vapë e madhe brenda shpirtit, unë vuaja ndërsa bota festonte. Ngrita kokën lartë dhe shikova gjithandej flamurët kuq e zi. Kundërmonte një aromë feste të cilën e donim të githë. Nuk e dija përse isha hutuar kaq shumë në këto brigje dhe me shpejtësi u ngrita duke shikuar se mos vallë kishte ngjarë diçka në mua. Eca e eca, mendoja me vete a duhet të festoj apo çfarë të bëj?! Para syve të mi qëndronin ata njerëz të gjakosur, e si të festoj në këtë mënyrë, mos vallë kjo është festë me dhimbje? Dhimbje me lotë apo vuajtje me dhimbje? Nuk dija as nga të shkoja dhe hapat e mi më dërgonin në rrugë të cilat nuk I kisha takuar dikur. Edhe pse ka vite që gjurmoja lumturinë, andaj kjo ishte arsyeja që kjo ditë më gjeti në një gjendje të tillë.

Anë e mbanë valviteshin flamurët kuq e zi, të tjerët buzëqeshnin e shumë të tjerë nga gëzimi edhe këndonin. Dukej sikur unë të isha e kundërt me jetën, me realitetin që sot po më sjell plagë. Por më thuani si të festoj në gjendje të tillë….! Edhe unë e prita me shumë gëzim këtë ditë por rastësisht pranë këmbëve të mia ishte ndaluar një grua qysh në mëngjesin e hareshëm. Shpirti im vurvulonte nga gëzimi por ajo më ndali dhe biseduam shumë gjatë. Kishte humbur të githë familjen dhe dukej sikur ajo lotonte bashkë me mua në këtë ditë. Unë nuk kisha të humbur askënd, por kur I mendoja njerëzit e tillë unë nuk mund të festoja . dhe me pak fuqi të zemrës u mundova ti jap asaj kurajo për të vazhduar. Jeta vazhdon ne nuk duhet të tregohemi të dorëzuar dhe e dini çfarë tjetër…? Askush nuk I harroi dëshmorët e atdheut, e kjo vërehet edhe në flamurin kombëtar. Ngrite kokën të lutem I sheh ata valviten në këtë qytet të brishur, kanë aromë lirie falë të githë atyre që sot po prehen në paqe. E dimë se jeta e tyre ishte vetëm një faqe e vogël por kjo gjë ishte shkruar. Kjo ngjyrë e zezë në mesin e flamurit po ringjall të gjitha ato ditë me plotë vuajtje e pikëllime, ato ditë në të cilat nuk donim as të jetonim. E, e kuqja është gjaku I të gjithë atyre që sakrifikuan jetën e gjakun e tyre për liri atdhetare. Ishin fjalë shprese.

Ndihuni të gjithë të tillë. E di se çdokujt I mungon dikush, po të mos egzistonte një gjë e tillë bota do të ishte perfekte, por kjo nuk është e mundur. Kjo mund të ndodh vetëm në pafundësit e imagjinatave tona, e në

ato romanet fëmirore të cilat I kemi lexuar dikur. A ka diçka perfekte në këtë botë…?! Jo, çdokujt I mungon dikush, çdokujt I mungon diçka. Dikush qan natë e ditë për prindërit, dikush tjetër për të vëllanë që shkuan e nuk u kthyen kurrë më, por përveç të tjerash askush nuk I tregoi nëse ata janë të gjallë apo të vdekur.

Do luteshim shumë sikur të gjitha këto gjëra të ishin vetëm ëndërra, por jo. Është një realitet I vyshkur që të bën të vdesësh ngadal. Që plagët e zemrës të rriten ngapak çdo ditë. Edhe ajo një ditë do të ndaloj trokitjet e saj, mos kujtoni se ajo është një gurë.

Populli ynë ka kaluar në shumë sfida, në shumë luftëra. Sa e sa gjenerata kanë kaluar, e shumë të rinjë në vend se ti buzëqeshnin jetës ashtu sikur e gjithë gjenerata ata prehen në varreza. Ka edhe prej atyre që nga ajo ditë bredhin nëpër burgjet e Serbisë së mallkuar. Nuk e kam ditur kurrë se në këtë jetë ka njerës pa ndjenja . Njerëzit me pa as më të voglin dëshpërim, quhen po këta ku para prindërve masakruan giithçka, fëmijët I mbytën para tyre. Vajzat e reja dhunoheshin e çdo e zezë tjetër e pamundur ndodhte në këtë vendin tonë dikur.

Shpeshherë mundohem ti grisë copëzat e ditarit tim, nuk dua që të mbeten këto mbishkrime të liga, por nëse ato I bëj grimca ç’ti bëj zemrës?! A ta mbysë edhe atë? Nuk mundem sadoqë mundohem që të mos kujtoj asgjë, është zemra ajo e cila më sjell në kujtime të tilla, është mendja ajo që flet fjalët para se të them të vërtetën.

Shumkush do të trillonte githçka për popullin tim, por jam unë ajo që do dal me zemër të hapur. Gjerat të cilat I kam parë unë, nuk I parë të tjerët edhe pse ndoshta janë ata që qëndrojnë më gojë të mbyllur. Por unë nuk jam e tillë. Unë do bërtas me fuqin time të fundit dhe do ju tregoj të gjithëve se motrat e vëllëzërit tanë që shkuan, kanë lënë pas vehtes edhe shumë trima ashtu siç ishin ata.

Trim nuk të bënë burrëria, nuk të bën as fjala nesër e as dikur. Ndalu e mendo, gjëja më e shenjtë në këtë botë është atdheu, e nëse jeta jonë mbaron pranë pragut të luftës, është kjo mënyra heroike për të treguar se sa të dashur jemi.

E nuk e di si Ia vlenë të quhet një ditë e tillë, festë, përkujtim apo porosi…! Ne duhet të mburremi se flamuri ynë është njëri nga flamurët më të vjetër në botë, është një nga më të drejtit. Ai përmbledh kujtimet e shkruara të një kombi dhe një gjuhë të pashkruar që mund ta kuptoj syri dhe zemra e çdo njeriu me ndjenja…! Do të vinë shumë e shumë festa e përvjetor të këtij nëntori të zbukuruar, ashtu siç kan kaluar njëqind e një vite, do kalojnë edhe të tjerë rrallazi. Por Kosova dhe Shqipëria gjithmonë do të jenë një, as kufiri nuk na ndan sepse vallet tona hidhen anë e mbanë trojeve shqiptare…!

----------------------------------------------------------------------------------------------------

Ese per Kosoven

Atdheu është gjëja më e shtrenjtë në jetë, ai është vendi ku linda dhe u rrita. Nuk ka gjë më të shtrenjtë se atdheu ynë Kosova. Edhe po të vizitojmë tërë botën, edhe po të jetojmë me vite në një vend tjetër, ne prapë do të përmallohemi për atdheun tonë Kosovën. Shpirti ynë ka ndjenjë të veçantë për vendin tonë, Kosova është vendi më i ëmbël që ka vend në zemrën tonë. Edhepse vendi ynë ndoshta nuk është mjaft i zhvilluar apo nuk ka një ekonomi krahasuar me vendet botërore, nuk ka as det, ndoshta nuk ka as shumë vende të mëdha turistike, por prapë se prapë ajo është atdheu ynë Kosova. Ne nuk duhet ta duam vendin tonë vetëm për interes, siç thonë edhe të tjerët "Më mirë i varfër e i lumtur, sesa i pasur e i palumtur" sepse lumturia është gjëja më e shtrenjtë që dikush mund ta ketë pas lirisë. Atdheu im i dashur po vazhdon që të ngritet lartë për gjithçka, ajo u pavarësua dhe sëshpejti do ta arrij edhe bashkimin evropian dhe nesër ndoshta edhe ne do të jemi si e gjithë bota, sepse edhe ne i kemi meritat tona. Por unë ju këshilloj që t'a dëshironi atdheun dhe kurrë mos t'ia kthyeni shpinën.

----------------------------------------------------------------------------------------------------








0 comments:

Post a Comment